PS: Berisha-Meta-Nano, duan të mbajnë pushtetin në duart e të njëjtëve njerëz
Kryetari i PS-së, Edi Rama, duke e cilësuar marrëdhënien me Parlamentin të kushtëzuar, theksoi dje se Partia Socialiste nuk do të hyjë në Kuvend. "Partia Socialiste nuk hyn në Parlament, sepse e konsideron Parlamentin një institucion të cunguar. Marrëdhënia jonë me të është e kushtëzuar; ne kërkojmë që Kuvendi të vihet në dispozicion të transparencës mbi procesin zgjedhor dhe të korrigjimit të këtyre defekteve të rënda që u përthyen në deformim të vullnetit të popullit", tha Rama. Qëndrimi i kryesocialistit erdhi pas mbledhjes së grupit kuvendor socialist, ku dhe u njoftua ngritja e një grupi pune për të hartuar kushtet që do t‘i vendosen Parlamentit. Sipas Ramës, qëllimi i këtij hapi nuk është të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve në tavolinë, por të nxirret në pah gjithçka ka të bëjë me maskaradën zgjedhore. "Ky nuk është një bojkot tradicional dhe me përmbajtje primitive. Ne kushtëzojmë hyrjen e PS-së në Parlament, pasi kërkojmë transparencë dhe zbardhje të krimit zgjedhor", tha Rama. Qëndrimi është i prerë për kryetarin e PS-së. "PS nuk hyn në Parlament, sepse e konsideron këtë institucion me legjitimitet të cunguar dhe për të hyrë në Parlament vendos një sërë kushtesh, të cilat mundësojnë njëkohësisht edhe një aksion publik dhe politik, për të sqaruar të gjithë opinionin publik lidhur me arsyet pse ne e shohim këtë Parlament si një institucion me legjitimitet të cunguar dhe njëkohësisht me arsyet se pse ne kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë Parlament. E përsëris duhet të jetë e qartë për të gjithë", tha Rama.
Lidhur me idenë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, kreu i PS-së u përgjigj se këto çështje meritojnë diskutim. Rama theksoi se "PS nuk e ka braktisur Parlamentin, PS ka kushtëzuar hyrjen në Parlament dhe më lejoni t‘ju them edhe diçka, që aksioni ynë politik nuk varet fare as nga Saliu as nga Iliri e as nga Fatosi, aksioni ynë politik varet nga ne, jemi ne që marrim vendime sovrane në emër të atyre që na kanë votuar e që me të drejtën e Zotit thonë, për votat tona të grabitura duhet të ngrini zërin dhe duhet të mbani qëndrimet përkatëse". Kreu i PS-së shtoi se qëllimi i Partisë Socialiste nuk është që të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë. "Ne nuk mund të bëhemi fasadë në një Parlament, i cili nuk e gëzon legjitimitetin e plotë dhe nuk i njohim kësaj shumice të drejta që të vendosë për ne, duke shkelur liri dhe të drejta që u takojnë qytetareve dhe qytetarëve të këtij vendi, që i takojnë opozitës dhe që kanë të bëjnë me transparencën e procesit zgjedhor, me transparencën e dokumentacionit zgjedhor, me domosdoshmërinë për ndëshkimin e atyre që organizuan operacionin kriminal të nxjerrjes së të burgosurve për krime të rënda dhe mundësuan përfshirjen e tyre në skalionet elektorale të Sali Berishës", tha Rama.
Duke denoncuar parregullsitë e 28 qershorit, Edi Rama foli përsëri për një projekt të përbashkët, Berisha-Meta-Nano, i cili dëshiron të mbajë pushtetin në duart e të njëjtët njerëzve. "Ky pushtet duhet të kuptojë se nuk ka marrë mandat për të vazhduar të marshojë mbi kokat tona dhe për të bërë çfarë i duhet, interesave krejt të veçanta të Sali Berishës, apo interesave të bahçes në pjesën e pasme të oborrit të Ilir Metës, apo interesat e Fatos Nanos e të kujtdo qoftë që është përfshirë në këtë projekt, që nuk është një projekt unikal. Ky është një projekt i njohur, i realizuar. Po ku? Jo në BE, jo në një vend anëtar të NATO-s, po në ato republika aziatike, ish-sovjetike", tha Rama.