Prokurorët: Dakord me projektligjin, por kërkojmë mbrojtje
28/12/2008 Reagon Shoqata e Prokurorëve, dakord me shumicën e pikave, 3 kundërshtime
TIRANË - Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar për projektligjin e ri "Për organizimin dhe funksionim e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë." Prokurorët nëpërmjet një njoftimi për shtyp u shprehën se “pavarësisht se nuk kemi qenë pjesë e këtij komisioni ne si shoqatë kemi dhënë të gjithë kontributin tonë profesional me vërejtjet dhe sugjerimet tona për projektligjin. Vërejtjet dhe sugjerimet tona u janë bërë prezent në rrugë zyrtare anëtarëve të komisionit të ngritur për këtë qëllim, përfshirë edhe e misionin Europian të Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë (EURALIUS), Misionin e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara (OBDAT )”. Por krahas këtyre përmirësimeve në projektligj prokurorët sugjerojmë edhe këto ndryshime “Ne jemi për rishikimin e nenit 36 të ligjit aktual. Ky nen, që tashmë është pranuar nga të gjithë, nuk përbën imunitet për Prokurorët, për t’u hetuar e gjykuar për çdo vepër penale që ata mund të kryejnë me procedurë ligjore si të gjithë shtetasit e tjerë. Ky nen është vendosur për të mbrojtur prokurorët gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre nga veprimet arbitrare dhe të paligjshme që mund t’u ndodhin. Po kështu ne mendojmë se (neni 27 i këtij projektligji, i cili ndryshon nenin 56 të ligjit aktual, rrit aksesin e ekzekutivit për të kontrolluar nëpërmjet ministrit të Drejtësisë punën e prokurorëve, për të raportuar në Parlament rezultatet e këtij kontrolli dhe më e rëndësishmja i jep të drejtën t’i rekomandojë prokurorit të përgjithshëm marrjen e masave disiplinore për prokurorët, deri në shkarkim të tyre nga detyra. Këto dy nene, megjithëse të kundërshtuara nga prokurorët, Komisioni i Ligjeve nuk i mori në konsideratë. Për këtë arsye, për të qenë të sigurt dhe të qetë në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorëve duhet t’u garantohet me ligj mbrojtja e tyre në ushtrimin e funksioneve.”
Kreu i LSI-së kritika për Ramën dhe Berishën
“Ligji për Prokurorinë këmbim i turpshëm i PS-PD”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim kritikoi ashpër dy drejtuesit e partive kryesore në vend. Duke u ndalur në konsensusin mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike mbi ligjin për Prokurorinë, Meta e konsideroi atë si një këmbim i turpshëm që u bë për Kodin Zgjedhor. Duke shprehur edhe një herë shqetësimin e tij për situatën politike, kryetari i LSI-së vlerësoi se pas ndryshimeve kushtetuese vendi është akoma më i rrezikuar nga pasiguria institucionale në të. “Pas 21 prillit, natës së errët të ndryshimeve kushtetuese, institucionet në vend janë gjithmonë e më të pasigurta, sepse është rrëzuar themeli i shtetit shqiptar. Shikoni se si PS-ja dhe PD-ja gjetën konsensusin tani në një mënyrë të çuditshme për ligjin për Prokurorinë”, - tha Meta. Madje, ndalur konkretisht në këtë ligj, ai vuri në dukje se “projektligji i Berishës për Prokurorinë, i kontestuar nga vetë Prokuroria dhe Shoqata e Prokurorëve, nuk është gjë tjetër veçse një këmbim i turpshëm për miratimin nga ana e Berishës të Kodit Zgjedhor pa përmirësuar standardet e administrimit”. Sipas tij, vetëm nga frika se mos LSI-ja me të drejtë do të merrte anëtarin e KQZ-së PS-ja dha konsensus për këtë ligji, kur jo më vonë se pak ditë më parë lidershipi i saj deklaroi se nuk do ta mbështeste këtë draft. Një qëndrim të tillë kreu i LSI-së e shprehu dje gjatë një bashkëbisedimi me banorët e fshatit Kryevidh të Kavajës, takim që kishte si qëllim njohjen me situatën infrastrukturore dhe problemet që ka sot kjo zonë, si dhe për të shkëmbyer mendime rreth problemeve të ndryshme me të cilat përballet sektori i bujqësisë në Shqipëri dhe ai i turizmit në plazhin e Spillesë. Duke vlerësuar resurset e kësaj zone, Meta shprehu angazhimin e tij personal dhe të forcës që ai drejton se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. “Për LSI-në ka rëndësi vetëm zbatimi i ligjit njëlloj për të gjithë shtetasit shqiptarë. Ndaj kjo qeveri nuk duhet të luajë me pronën publike apo sipërmarrjen private, sepse kjo do të krijonte vetëm kaos, ashtu sikurse ka ndodhur deri tani, që për një pronë janë të paktën tre pronarë që pretendojnë pronësinë mbi atë tokë”, - nënvizoi Meta gjatë fjalës së tij.
Ligji për Policinë Gjyqësore, nis punën grupi i ekspertëve
Alibeaj: Debat mes Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë
Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj bëri me dije lidhur me fazën në të cilët ndodhet puna për ligjin e Policisë Gjyqësore. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin kuvendor të Ligjeve, ku u diskutua për ligjin e Prokurorisë, ministri Alibeaj bëri një përmbledhje të detajuar edhe rreth ligjit për Policinë Gjyqësore. “Për ligji për Policinë Gjyqësore, për dijeni edhe të Komisionit të Ligjeve, së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Brendshme, është krijuar një grup pune me përfaqësues nga të gjitha palët që kanë në varësi Policinë Gjyqësore. Grupi i punës ka nisur nga puna. Po debatohet për nene që kanë të bëjnë me debatet mes Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë”, - është shprehur Alibeaj gjatë fjalës së tij. Në vijim të raportimit të tij ministri e vuri theksin dhe në rendin kronologjik që duhet të ndjekin të gjithë hapat për hartimin e një drafti ligjor. “Pas ligjit për Prokurorinë do të vijë edhe ligji për Policinë Gjyqësore, i cili do të pasohet edhe me reformimin e procesit gjyqësor apo procesit hetimor, skenës ku veprojnë të gjithë këta operatorë: prokuroria, policia gjyqësore etj.”, - vlerësoi Alibeaj rreth kësaj çështjeje. Duke dhënë sqarime të mëtejshme rreth ligjit, ministri i Drejtësisë nënvizoi se “është punë që po vijon dhe shumë shpejt do të vijë në tryezën e Komisionit të Ligjeve”.