PD: PS e PDK po manipulojnë vrasjen e Kekës
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quajti manipulim politik të vrasjes së kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleks Keka nga ana e PS-së dhe republikanëve. Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli i ka bërë thirrje kreut demokristian e atij socialist të mos përpiqen të manipulojnë rastin e vdekjes së të ndjerit, sikurse në rastin e vdekjes së Trebickës.
Dje humbi jetën pas eksplozionit të makinës qytetari njëherësh Kryetari i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka. Duke shprehur keqardhjen për jetën e humbur, PD denoncon përpjekjen e Edi Ramës dhe Nard Ndokës për të manipuluar rastin e vdekjes së të ndjerit, duke nxjerrë si satelitë njëri pas tjetrit zëdhënësit e tyre, theksoi zëdhënësja Mëhilli. Partia Demokratike ka shprehur keqardhje për vrasjen e Aleks Kekës në Shkodër duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes