Suksesin tim ia dedikoj përgjegjësisë në punë dhe drejtësisë në çdo vendim

Intervistë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, Intervistoi Besi Bekteshi
Lorenc Luka është kryebashkiaku 50 vjeçar i Shkodrës, që ka përmbysur idenë fikse dikur në qytet se nuk po bëhet asgjë! Ai jo vetëm arriti të kthejë në institucion normal Bashkinë, por arriti gjithashtu të dyfishojë mbledhjen e taksave dhe po ashtu të arrijë investime të mëdha me fondet e Bashkisë. Luka është një kryebashkiaku që mban fjalën, me gjithë vështirësitë që dalin. Luka nuk do që Shkodra të kthehet në një qytet ku ndërtimet e larta të mbizotërojnë dhe për këtë ka marrë masat në KRRT-në e Bashkisë. Luka është i vetmi kryebashkiak që shikon dhe prek vetë investimet direkt, duke kërkuar standarde, për ët cilat ka edhe mbështetjen e qeverisë. Me eksperiencat e tij të mëdha si Kryetar i Qarkut dhe i PD-së, ai ka arritur të ketë edhe miq, por di ti ndajë miqësitë nga puna. Sot, Shkodra me administrimin e menaxhimin në vizionin Luka është ndryshe, pozitivisht ndryshe, dhe kjo shikohet qartë.
-Zoti Luka si ka ardhur deri në ditët e fundit të fushatës elektorale problematika e Bashkisë së Shkodrës. A është ajo një pasqyrë e re e vizionit tuaj si kryebashkiak i Shkodrës dhe politikave të PD-së, për qytetin që e ka votuar vazhdimisht?
Bashkia Shkodër, duke njohur e studiuar ligjin elektoral, ka marrë të gjitha masat e duhura për të përgatitur në kohë infrastrukturën e nevojshme zgjedhore. Këtu përfshihen; hartimi e afishimi i listave paraprake të zgjedhësve, bashkëpunimi me subjektet politike për përcaktimin e kritereve në vendosjen e afishimin e materialeve propagandistike. Për këtë, jemi treguar të kujdesshëm në moslejimin e vendosjes së posterave elektoralë në sipërfaqe publike, pemë dekorative dhe fasada të ndërtesave të saporikonstruktuara me paratë e taksapaguesve shkodranë. Subjekteve politike u është bërë e ditur kjo, pasi qytetin duhet ta ruajmë të gjithë. Ai është i yni, i të gjithëve dhe këtu ne vazhdojmë të jetojmë edhe pas 28 qershorit. Ky është vizioni im, por dhe i forcës politike që unë i përkas, e cila në kuadër të ndryshimit të madh të filluar katër vite më parë në të gjithë vendin, ka si filozofi të sajën, miradministrimin e asaj që është bërë dhe çuarjen përpara të vendit.
-Dikur Bashkia e Shkodrës ka qenë një mundësi shëtitje në zyrat e saj, ndërsa sot është një institucion i vërtetë që reflekton një administrim normal e korrekt. E keni pasur të vështirë të vendosni këtë lloj rregulli dhe sa ju duket e impenjuar administrata në punët e përditshme?
Ne jemi në shërbim të popullit, mua më ka zgjedhur populli i qytetit të Shkodrës me votën e tij, dhe detyra ime është ti shërbej atij maksimalisht dhe sa më mirë. Këtë ia kam bërë të qartë dhe administratës së bashkisë, që ditën time të parë të punës. Puna nuk bëhet dot vetëm, ndaj gjithsecili që punon në këtë institucion i ka të qarta detyrat e përgjegjësitë e tij. Vetëm kështu mund të arrihet një menaxhim i mirë i punëve të përditshme në Bashki. Unë jam vetë mjaft aktiv në punë, dhe jam i bindur se me punë e impenjime maksimale, arrihet rezultati i duhur. Këtë u kam kërkuar dhe punonjësve të Bashkisë. Të ndjekin ritmin tim të punës dhe të jenë të përgjegjshëm për punën që bëjnë.
-Si keni arritur të dyfishoni shifrën e mbledhjes së taksave në një nga qytetet, dikur nga më neglizhentët në këtë drejtim?
Kemi bërë kalimin e pagesës së tatimeve e taksave të biznesit të vogël në varësi të bashkisë, kemi riorganizuar departamentin e të ardhurave pranë bashkisë, duke përgatitur hartën e bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë qytet, të ndarë sipas rajoneve. Grupet përkatëse të inspektorëve tatimorë, që mbulojnë rajonet e veçanta, kanë evidentuar subjektet që operojnë në secilën prej këtyre rajoneve, llojin e bizneseve dhe ecurinë e veprimtarisë së tyre. Kjo ka bërë që të mblidhen taksat dhe të evidentohen ato biznese të vogla që operojnë realisht, dhe që janë në rritje.
-Çfarë marrëdhëniesh keni me Këshillin Bashkiak të qytetit dhe si i konsideroni të vështira apo të lehta ato, kur dihet që PD-ja ka mazhorancën?
Unë udhëhiqem nga filozofia e respektimit të institucioneve dhe përgjegjësive dhe të mos ndërhyj tek ato. Marrëdhëniet e mia me Këshillin Bashkiak janë të mira dhe brenda kuadrit institucional, duke mos kërkuar asnjëherë që të imponojmë mendimet tona në vendimmarrjen e grupimeve të tjera politike. I respektojmë mendimet e tyre dhe në mjaft raste i kemi marrë parasysh propozimet që ato kanë prezantuar, kur kemi gjykuar se ato i shërbejnë mbarëvajtjes së punës së administratës së Bashkisë dhe miratimit të projekteve më të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve.
- Jeni një prej kryetarëve të bashkisë, që dilni krejtësisht i lirë në këmbë në rrugët e qytetit dhe i vetmi kryetar që ka arritur të përfundojë projekte investimesh të mëdha nga të ardhurat e taksave. Kujt ia dedikoni këtë sukses dyfish në popullaritet dhe administrim?
Çdo person, përpara se të marrë një detyrë apo një funksion institucional, ka formuar personalitetin e tij në marrëdhëniet me grupe të ndryshme shoqërore. Unë mendoj se ka shumë rëndësi që njeriu të dijë të ndajë detyrimet e përgjegjësitë shoqërore, nga ato institucionale. E thënë thjesht, puna është punë dhe shoqëria është shoqëri dhe nuk kanë përse ngatërrohen. Në qytetin tonë, njeriu njeh shumë njerëz dhe ka marrëdhënie me shumë qytetarë. Ndërsa si kryetar bashkie nuk shoh asnjë problem që të lëviz nëpër qytet dhe të takoj qytetarë të ndryshëm. Vetëm kështu mund të shikoj dhe të prek nga afër problematikën e qytetit dhe mënyrën e realizimit të punëve. Mendoj se njerëzit duke parë që interesohesh vërtet për punën dhe ecurinë e investimeve, nuk u bën ndonjë padrejtësi, atëherë dhe ndjeshmëria e tyre për punën e përgjegjësitë që kanë, rritet. Në këtë kontekst, suksesin tim ia dedikoj pikërisht krijimit të këtyre marrëdhënieve, dëgjimit të zërit të njerëzve dhe dhënies së drejtësisë në çdo vendim.
-Sa pjesë në investimet e mëdha në Shkodër ka qeveria Berisha dhe sa Bashkia e Shkodrës. Kush janë rrugët dhe investimet më të spikatura në të dy rastet?
Ne e pohojmë me krenari se ardhja në pushtet e qeverisë demokratike, për Shkodrën ishte një dritë e dalë pas errësirës që kishte mbuluar këtë qytet në drejtim të investimeve dhe zhvillimit. Investimet më të mëdha në Shkodër i përkasin kësaj qeverie. Të tilla janë unaza e qyteti, rrugët si Isuf Sokoli, Kolë Idromeno, rruga e Molos, ura e re mbi lumin Buna etj. Ndërsa me investimet e bashkisë janë rikonstruktuar rrugë si ajo e Tafilica, Bashkimi, Shaban Huti, fasadat e pallateve dhe trotuareve të shumta që vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve, si dhe mjaft rrugë dytësore. Kjo, pasi në filozofinë tonë të punës dhe drejtimit, është që çdo lek që grumbullohet nga tatimpaguesit shkodranë tu kthehet atyre në formën e investimeve. Kjo rrit besueshmërinë, por dhe i shërben drejtpërdrejt komunitetit që e prek çdo ditë këtë.
-Po lidhur me kulturën e sportin, si mendon kryetari, është aty ku duhet Shkodra?
Në kulturë dhe në sport, Shkodra është në majat më të larta. Këtë e mbështes në rezultatet e arritura në të gjitha llojet e sportit nga shkodranët, ndërsa janë evidente dhe të rëndësishme investimet e bëra në infrastrukturën sportive. Duke qenë të bindur se Shkodra prodhon talente në vazhdimësi në këtë drejtim, kemi investuar në këtë infrastrukturë si në rikonstruksionin e fushës së futbollit pranë ish fabrikës së këpucëve, e cila tashmë plotëson standardet, rikonstruksionin e palestrës së boksit, sport ky me mjaft përhapje dhe rezultat në Shkodër etj. Vendimi i qeverisë për ti dhënë në pronësi Bashkisë Shkodër një sipërfaqe toke, me qëllim ngritjen e një kompleksi sportiv modern, është një tjetër fakt që tregon interesimin e Bashkisë dhe qeverisë për zhvillimin e sportit në Shkodër. Po kështu në kulturë, institucionet e artistët shkodranë po zënë vende nderi në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare dhe si shpërblim pak ditë më parë, kryeministri Berisha ndryshoi statusin e teatrit Migjeni duke e kthyer atë në teatër metropolitan, që d