E Shtunë, 31 Tetor 2026

Servilë të pushtetarëve, më të paaftët në administratë?!

Nga Petraq FLOKU
Na ndodh rëndom, veçanërisht nëpër kafene, që të flasim e diskutojmë me njeri-tjetrin për fenomene nga më të ndryshmet, lidhur këto kryesisht me punën, me funksionimin e administratës e të shtetit e natyrisht më shumë se për çdo gjë tjetër për rrogën. Jo në pak raste bisedat fokusohen tek mënyra si na drejtojnë, si na trajtojnë, si na diferencojnë, si dhe sa na besojnë, cilët janë ata që bëjnë pjesë tek të preferuarit apo të privilegjuarit e shefit dhe çi dallon nga të tjerët. A duhet të ketë apo jo një elitë intelektualësh në administratë, ku titullari të mbështetet në veprimtarinë e vet, e nëse është e domosdoshme, çkritere duhen përmbushur për tu bërë pjesë e saj? Dikush mendon e shprehet se sduhet të ketë rrafshim individualitetesh dhe mendoj se ka të drejtë. Atëherë çfarë duhet të spikasë tek ky individ dhe a duhet trajtuar ky njësoj me gjithë të tjerët, qoftë kjo dhe thjesht në aspektin e vlerësimit material? Ka nëpunës të administratës shtetërore që e ndjejnë veten të nëpërkëmbur, megjithëse niveli i tyre intelektual qëndron disa shkallë më lart se të llastuarit e njëshit? Duke analizuar fenomenin, dashur pa dashur mëndja na shkon tek një kategori ustallarësh e pelivanësh, të quajtur servilë dhe të paaftë, për të cilët populli thotë që dhe nga maja e kalasë ti hedhësh, bien në këmbë. Mos vallë këta rufjanë që po shtohen ca si shumë po na zaptojnë administratën shtetërore? Ustallarët i kalojnë me lehtësi gardhet me radhë, e pak nga pak i afrohen majës. I paafti për të punuar, është mjeshtër për të intriguar dhe manipuluar, ndryshe si do mbijetonte?! Karakteristikë e këtij tipi nuk është vetëm parazitizmi, por dhe goditja e pamëshirshme mbas shpine kundër njeriut të punës, sepse pikërisht ky e nxjerr parazitin zbuluar e të pa mbrojtur. Ndaj armët e tij mbrojtëse janë shpifjet, errësimi dhe deri mohimi i punës së tjetrit, egërsia patologjike ndaj suksesit që arrin dikush dhe humbje e ekuilibrit në arsyetim, të cilat mundohet ti përdorë mjeshtërisht sa herë rrezikohet. Tipar tjetër është dyfytyrësia dhe frika e përballjes me të vërtetën, trumbetimi për tu dukur dhe në rastet kur ska bërë qoftë dhe një vrimë në ujë, pasioni qesharak për ti atribuar vetes arritjet e të tjerëve. Por ajo që i vë kapakun gjithë kësaj maratone vesesh, është kompleksi që ka për të sfiduar njeriun e punës, veprim i cili i vë përfundimisht vulën e dështakut. Por ai vazhdon e sndalet, duke e ngrënë turpin me bukë. Gjithsesi ju dëgjohet fjala dhe ndonjëherë të faturojnë pasoja dhe shqetësime jo të vogla. Deviza e tyre është: Thuaji shefit atë që i pëlqen! Paaftësia profesionale i ka bërë të aftë dhe ju ka mësuar në mënyrë perfekte dredhitë dhe manovrimet me këdo e në çdo kohë, paçka se në thelb e në opinion mbeten po ata të pa fytyrë. Le të ndalemi pak te kjo kategori nëpunësish e ti analizojmë, nëse janë të zotë apo parazitë, frenues e me të tjera bishta nga pas. Natyrisht që për veten e tyre janë shumë të zotë, po për atë që shteti i mban dhe i paguan?! A e ndihmojnë dhe lehtësojnë këta individë shefin apo titullarin e institucionit në punët, ngarkesën dhe në përgjegjësitë e tij të shumta, apo ekzistojnë e parazitojnë nën hijen e pushtetit të tij?! Mos vallë shefi e ka të nevojshme praninë e tyre dhe ndjehet i relaksuar, i lezetuar dhe i përkëdhelur nga servilët që e rrethojnë, pa e kuptuar që në rastin më të parë, kur atij ti lëkunden pak themelet e ti rrezikohet kolltuku, ata do jenë të parët që do ti japin të shtymën e do ta gremisin, duke e lënë në baltë mikun e tyre, sepse diku, tek tjetër shef do vazhdojnë gjithë talent, zanatin e servilit profesionist? Apo mjeshtëria e tyre është aq e sofistikuar, sa hipokrizinë e servirin për sinqeritet, paaftësinë për risi e progres, fryrjen në vesh për besnikëri 24 karat dhe shefit i duhet kohë të vendos gishtin mbi plagë?! Ndodh, ndodh edhe kështu, po jo më shumë se 40 ditë, thotë populli. Pastaj nuk është e vështirë ta dallosh servilin e paaftë, lajkatarin sharlatan, të nënshtruarin deri në gen, të cilëve dhe kur bie breshër, po të thuash ti që koha është me diell, atë do thonë dhe ata. Mjafton tjua tregosh nja dy herë vendin dhe ata sdo vegjetojnë më. Varet nga ty. Një tjetër kategori janë dhe intelektualët e aftë e të ndershëm, por që sgjejnë mbështetje kurrrkund, se ju kanë zënë rrugën kategoria e parë. Këta rrezatojnë kapacitete, duke reflektuar kurajo deri sa lodhen. Të rrezikuar nga kori i stonuar dhe për të mos humbur vendin e punës, kujtojnë shprehjen murit me kokë nuk i bihet. Që nga ky moment administrata nis e atrofizohet.
Një tjetër problem që mendoj se duhet trajtuar, është dhe mungesa e iniciativës për të vetëvepruar, deri tek trokitja në zyrën e shefit dhe për veprime rutinë të çdo dite. Të janë deleguar kompetenca i nderuar nëpunës. Ke një plan ditor, një të drejtë ligjore për të marrë vendime në profilin që mbulon. Pse duhet ta mbingarkosh titullarin duke e banalizuar rolin dhe pozicionin e tij deri tek numri i kovave apo fshesave që duhen për zyrat?! Kryej detyrën për të cilën je në punë e për të cilën paguhesh! Zbato ligjin e mos e shkel atë! Njihu me të drejtat dhe detyrat! Vetëkualifikohu! Bëhu aktiv dhe përgjigju aktualitetit! Jo i ndrydhur e as duarlidhur. Fol dhe argumento në mënyrë bindëse mendimin tënd! Mendo, krijo, vepro, syno suksesin. Askush stë gjykon as të dënon nëse udhëhiqesh nga parime të virtytshme. Në funksion të detyrës, respekto institucionin  dhe unitetin brenda tij. Sa shumë po moralizon-mund të thotë dikush. Atëherë si mendoni ju dhe çfarë alternativash ofroni për ta ndryshuar këtë situatë absurde?! Apo jeni skeptikë dhe gjykoni se në momentin aktual dhe në pikën ku kanë arritur gjërat, ne nuk jemi të zotët ta ndryshojmë gjendjen, sepse një lëvizje kurajoze e gjithsecilit prej nesh, sado e drejtë qoftë ajo, po si pëlqeu shefit, ka një kosto që e paguajmë shtrenjtë ne dhe familja jonë? Po si i bëhet hallit, apo do vazhdojmë të hiqemi zvarrë gjithë jetën, duke shkelur mbi vetveten e mbi të gjitha mbi vlerat, duke vendosur rekorde të endemizmit dhe në këtë fushë, vetëm sepse i duhet një vend në administratë të paaftit dhe servilit, e kësisoj të vazhdojë odisea e nënshtrimit të virtytit ndaj vesit?! Më e keqja është se sindroma servilore, jo rrallë josh më së shumti disa prej titullarëve, të cilët ndjehen komodë nën lajkat bajate e të shpëlara, që dhe pse as vetë ata nuk i besojnë, fatkeqësisht i pranojnë e smund të ekzistojnë dot jashtë e tyre. Më kujtohet një miku im, drejtor shkolle me të cilin pata një debat lidhur me rolin e tij si rregullator i stafit pedagogjik. Ai më tha:Ja ti e pe vetë në mbledhje... që të gjithë ishin dakord me mendimin tim dhe më mbështetën!. Unë vura buzën në gaz dhe ia ktheva: Po pse ore z. Drejtor, budallenj janë ata që të dalin kundra teje e të nesërmen ti përcjellësh me librezën e punës në dorë?! Janë të mençur se ta njohin mendjen e me një drejtor si ty dyqind vjet ymër kanë ata. Fluturon gomari?-thua ti-flutuon-thonë dhe ata. Unë që të kam shok po të flas hapur e me kurajo, dhe pse taktikisht po gaboj me ty, sepse më shumë po fitoj urrejtjen, se sa respektin tënd. Kështu dhe ata. Ndaj miku im drejtor, ti mund të luash një rol të rëndësishëm, duke ndikuar dukshëm në shëndoshjen e situatës për të nxjerrë në pah vlerat, aftësitë dhe virtytet e gjithsecilit, duke u prerë kështu përfundimisht rrugën servilëve, keq-informatorëve e duke i izoluar intrigantët. Natyrisht ky revolucion do filluar nga vetja. Sigurisht mbas këtyre këshillave dashamirëse, ndodhi ajo që pritej: miku im drejtor më spostoi dhe mua në opozitë, deri sa një ditë e shkarkuan, madje miqtë e tij më të afërt, propozuan ta transferonin në një fshat tre orë larg nga qyteti. Gjithsesi diçka duhet bërë dhe mjaft gjëra duhen ndryshuar. Këtë mendojmë, themi e duam të gjithë, por askush svepron, askush srrezikon, askujt sja mban. Reforma fillon pikërisht këtu: tek mentaliteti. Gjithsecili duhet të reflektojë, në mos ta detyrojmë ne të reflektojë. Ka gjithmonë një herë të parë. Nuk kemi çtë presim më. Ndryshe ndryshku gërryes i të paaftëve dhe servilëve, do fillojë të gërryej jo vetëm drejt

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›