E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS mosmarveshje për ndryshimet në kushtetutë.

 

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord lidhur me propozimet për ndyshime në kushtetutë. Ndërkohë që PD kërkon që ndryshimet në kushtetutë të kalojnë shpejt në bllok, PS këmbëngul që të bëhen debate të mëtejshme rreth tyre.Për socialistët, për momentin më të rëndësishme janë reformat se sa ndryshimet në kushtetutë. Nënkryetari I Partisë Demokratike është shprehur në një prononcim për mediat se nuk ia vlen të humbet kohë, duhen bërë ndryshime në kushtetutë. Ai theksoi se ndryshimet e propozuara nuk i japin kompetenca kryeministrit. Nga ana tjetër deputeti socialist Fatmir Xhafa ka thënë se tani për tani, prioritet duhet t'i japim reformave zgjedhore. Sipas tij me propozimet e sapo bëra për ndryshime në kushtetutë, PD kushtëzoi mbështetjen ndaj reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›