Lefter Koka “LSI do të festojë më 29 nëntor”
23/11/2009 Situata, kampet politike shmangin debatet për ditën e çlirimit
Pavarësisht koalicionit me Partinë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim do ta përkujtojë festën e çlirimit më 29 nëntor. Deputeti i SI-së Lefter Koka ka konfirmuar edhe një herë në një prononcim për gazetën “Metropol” se kjo forcë politike, megjithëse pjesë e koalicionit qeverisës të djathtë, sërish do ta festojë në të njëjtën ditë me të majtën festën e çlirimit. “Pavarësisht aleancës sonë, sërish për LSI-në festa e çlirimit mbetet 29 nëntori”, - ka thënë Koka, duke mos sqaruar detaje të mëtejshme. Gjithsesi, burime nga LSI-ja bëjnë të ditur se homazhet përkujtimore nga kjo forcë politike do të bëhen të ndara me PS-në, çka nënkupton orare të ndryshme. Por sipas të njëjtave burime, nga kjo forcë politike nuk do të mungojnë veprimtaritë dhe më datën 28 nëntor, e cila nga demokratët festohet dhe si dita e çlirimit
Pra, maxhoranca dhe opozita edhe këtë vit do ta festojnë të ndara fundin e nëntorit. Maxhoranca do të vazhdojë të festojë si datë të shpalljes së pavarësisë, por dhe të çlirimit të vendit 28 nëntorin, ndërsa opozita do të vendosë lule në varrezat e dëshmorëve më datën 29 nëntor. Megjithatë, për shkak të situatës politike, nuk do të rihapet ky debat, siç ka ndodhur në vitet e shkuara, por secili kamp politik do të festojë dhe kujtojë në ditët që ai i njeh si simbole, pavarësisht se në kalendarin vjetor edhe e 29 nëntori është festë zyrtare. Çështja e datës së çlirimit ka hapur debate sa herë janë ndërruar sistemet në Shqipëri. Socialistët për shkak të elektoratit njohin datën 29, ndërsa demokratët kërkojnë ta njehsojnë me 28 nëntor, që është dhe dita e pavarësisë.
Debatet
Data 29 nëntor është vendosur nga regjimi komunist si dita kur partizanët çliruan Shkodrën, qyteti i fundit që mbahej nga forcat naziste. Por pala tjetër, sidomos ata që përfaqësojnë ish-nacionalistët e asaj kohe, e kundërshton këtë argument. Sipas tyre, 29 nëntori u vu nga regjimi komunist si datë e çlirimit të vendit për shkak se asokohe kërkonin të festonin së bashku me Serbinë, e cila këtë datë e ka festë kombëtare. Jo vetëm kaq, por sipas tyre edhe pas prishjes me jugosllavët Enver Hoxha e mbajti këtë datë si ditën e çlirimit, me qëllim që dita e pavarësisë të mos eklipsonte lavdinë e luftës, të cilën e konsideronte si lavdi personale. Gjithsesi, edhe pas 65 vjetësh simboli komunist i 29 nëntorit ende vazhdon të mbetet festë zyrtare.