Peshkatarët gjueti pa leje në ujërat neutrale
23/11/2009 Bllokohen nga Flotilja Detare e Jugut, frikë dhe nga ndonjë kontrabandë
Pronarët e mjeteve të gjuetisë janë penalizuar për peshkim të paligjshëm
DURRES- Kapërcimi i hapësirës së lejuar dhe futja në ujërat neutrale ka shtyrë policinë kufitare dhe forcat e Komandës së Forcave Detare të bllokojnë katër peshkatore në det. Në një komunikatë të bërë publike nga kjo komandë mësohet se anijet e gjuetisë “Amerika”, “Riciola”, “Orgesti” dhe “Ardit” janë bërë objekt i patrullës detare, e cila ka detyruar peshkatarët t’u binden urdhrave për të mbledhur rrjetat. Flotilja Detare e Jugut është mobilizuar në këtë operacion të cilësuar të rëndësishëm ngase të tëra anijet e gjuetisë kishin kapërcyer pragun e lejuar të peshkimit dhe ishin futur në ujërat ndërkufitare. Për të shmangur incidentet kufitare apo edhe për të parandaluar mundësinë e një kontrabande apo trafiku, në det kanë dalë dy motovedeta të rojës bregdetare të Flotiljes së Jugut. Motovedeta R-226 dhe R-227 kanë përshkuar miljet nga vendpërqendrimi deri në ujërat neutrale në pak kohë duke bërë të mundur bllokimin e katër peshkatoreve në det. Sipas Komandës së Forcës Detare, në anije është ushtruar kontroll për të mësuar shkakun e kapërcimit të pragut kufi të lundrimit dhe gjuetisë së anijeve. Peshkatoret nuk kishin marrë paraprakisht leje për të dalë në det dhe se asnjëri nga pronarët apo ekuipazhet e tyre nuk kishin vënë në dijeni dispeçerin e Flotës së Peshkimit. Radarët e Rojës kufitare bregdetare kanë sinjalizuar në kohë për shkeljen e ujërave dhe kjo ka pasuar me daljen në det të motovedetave. Pronarët e mjeteve të gjuetisë janë penalizuar për peshkim të paligjshëm, kurse mjetet lundruese janë vënë në kushte bllokimi në pritje ë një vendimi gjyqësor. Kapitaneria e përgjithshme e Porteve ka urdhëruar të gjitha flotiljet detare që të marrin masa parandaluese të gjuetisë së paligjshme si dhe të trafikimit të klandestinëve apo lëndëve të ndryshme narkotike.
Xh. Gradica