PD-PS pakt per hetimin e zgjedhjeve pa fletet e votimit

Te djathtet kane kthyer dje pergjigjen per oferten e fundit te socialisteve Patozi Ne parim jemi dakord me ngritjen e komisionit hetimor. Te ulemi per detajet. Negociatat ngecin tek data e miratimit ne Parlament
TIRAN - Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kane rene dakord parimisht dje paradite per ngritjen e nje komisioni hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pas muajsh te tere negociatash dhe perplasjesh duket se kete here dy partite e kane marre seriozisht ceshtjen.
Dhe zgjidhja nuk ka ardhur ne ndonje nga takimet e shumta ku tema kryesore ishte negocimi i krizes por takimi i radhes se konferences se kryetareve te grupeve parlamentare ne Kuvend. Ne kete takim duhet te percaktohej kalendari i Parlamentit por Patozi dhe zevendesi i Rucit Namik Dokle e kane shfrytezuar edhe per te diskutuar ne lidhje me oferten me te fundit te PS-se e cila nuk perfshin fletet e votimit.
Konferenca e Kryetareve e mbledhur ne menyre te fshehte diskutoi per me shume se 60 minuta per menyren e ngritjes se komisionit dhe daten se kur do te nise shqyrtimi nga parlamenti. Dy kane qene ceshtjet per te cilat palet nuk rane dakord data e seances plenare qe do te miratoje ngritjen dhe perberja e komisionit.
Ne mbledhjen e djeshme opozita u perfaqesua vetem nga nenkryetari i parlamentit Namik Dokle pasi Ruci kishte njoftuar se nuk do te shkonte. Nga ana tjeter mazhoranca pati nje perfaqesim te plote duke pasur ne mbledhje kryeparlamentaren Topalli kreun grupit Demokrat Astrit Patozi dhe nenkryetarin e Parlamentit Ardian Turku.
Qe ne fillim te mbledhjes Patozi eshte shprehur se e ka lexuar oferten e fundit te PS-se dhe se parimisht PD-ja eshte dakord per ngritjen e komisionit hetimor qe nuk do te preke fletet e votimit. Patozi ne emer te PD-se ka pohuar se oferta zyrtare eshte marre ne konsiderate dhe tashme mbetet vetem te percaktohen modalitetet teknike.
Por pikerisht ne kete pike ashtu si shume here te tjera ceshtja ka mbetur pezull. Socialistet kerkuan qe ne seancen plenare te dites se enjte te merret per shqyrtim kerkesa e opozites per ngritjen e komisionit hetimor.
Duke theksuar rendesine e hetimit te zgjedhjeve opozita kerkoi qe te nise puna menjehere per ngritjen e grupit qe do te marre pjese ne komision. Por demokratet kerkuan me shume kohe duke pohuar se shkaku ishte situata e rende qe po perjeton veriperendimi i vendit.
Kryetari i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi kerkoi qe ceshtja e komisionit te diskutohet ne nje tjeter seance. Sipas tij palet nuk jane ende gati per ngritjen e komisionit hetimor pasi nuk kane caktuar ende emrat te cilet do te marrin pjese ne te.
Duke mos mundur qe te gjejne nje konsensus per daten se kur Parlamenti do ta marre ne shqyrtim ngritjen e komisionit hetimor mazhoranca dhe opozita rane dakord per tu mbledhur serish ne ditet ne vazhdim kete radhe per te percaktuar nje date te sakte.
SHNIMI
Partia Demokratike iu ka kthyer pergjigje socialisteve ne lidhje me oferten e fundit per komisionin hetimor. Patozi ka pohuar se PD-ja eshte dakord ne parim qe te nise hetimi i zgjedhjeve pa u perfshire fletet e votimit
Socialistet kerkuan qe ne seancen plenare te dites se enjte te merret per shqyrtim kerkesa e opozites per ngritjen e komisionit hetimor. Opozita kerkoi qe te nise puna menjehere per ngritjen e grupit qe do te marre pjese ne komision. Demokratet kerkuan me shume kohe duke pohuar se shkaku ishte situata e rende qe po perjeton veriperendimi i vendit
Dy partite me te medha ne vend kane rene dakord qe sot ose neser te zhvillojne nje takim te dyte ku do te percaktohet qarte data se kur do te miratohet nga Parlamenti kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor. PS-PD duhet te bien dakord edhe per modalitetet e hetimit
PROCEDURA
Kur duhet te ngrihet komisioni hetimor
Diten e premte socialistet kane dorezuar ne Kuvend projektvendimin per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Rregullores Kuvendi mund te vendose krijimin e nje komisioni te posacem per shqyrtimin dhe pergatitjen e nismave ligjvenese si dhe per ceshtje te nje rendesie te vecante. Propozimi per krijimin e komisionit te posacem mund te behet nga Kryetari i Kuvendit nga nje komision i perhershem ose nga te pakten shtate deputete. Kryetari i Kuvendit brenda 10 diteve nga paraqitja e kerkeses therret Konferencen e Kryetareve per te diskutuar rreth kerkeses per ngritjen e komisionit te posacem.
Kuvendi brenda 2 javeve nga diskutimi ne Konferencen e Kryetareve percakton sipas propozimit te Konferences detyrat numrin perberjen dhe afatin kohor te veprimtarise se komisionit te posacem. Ndersa per te diskutuar ose vendosur ne seance plenare per ceshtje qe nuk jane ne rendin e dites Kuvendi merr vendim me jo me pak se tre te pestat e deputeteve te pranishem.
Propozimet per vendosje te ceshtjeve te tjera ne rend te dites duhet te paraqiten me shkrim nga te pakten 10 deputete nga nje kryetar grupi parlamentar ose nga Keshilli i Ministrave vetem para fillimit te seances para fillimit te diskutimit te nje pike te re.
Mbledhje pas ofertes se PS-se
Mbledhja e Konferences se kryetareve vjen pak dite pas dorezimit ne rruge zyrtare te projektvendimit te opozites per ngritjen e komisionit hetimor sipas se ciles PS heq dore nga hetimi i fleteve te votimit.
Ne kerkesen e saj opozita kerkon hetimin e materialeve zgjedhore sic jane listat e zgjedhesve apo procesverbalet e mbajtura nga anetaret e grupeve te numerimit. Kerkeses se opozites mazhoranca i eshte pergjigjur me te njejten monedhe ashtu si ne rastet e tjera duke garantuar opoziten se do ta shqyrtoje me vemendje oferten por ne cdo rast pa shkelur sipas saj ligjet dhe Kushtetuten e vendit.
Nga takimet me pranine e nderkombetareve deri tek negociatat koke me koke Ruci- Patozi
Negociatat PD-PS per zgjidhjen e krizes
TIRAN - Megjithese ka pasur nje perpjekje nga partite politike per ti dhene fund krizes qe ekziston per ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare asnje vendim konkret nuk eshte marre. Krahas takimeve te njepasnjeshme negociatave me dyer te mbyllura takimeve me ndermjetesim te nderkombetareve takimit me pranine e Presidentit Topi takime permes te deleguarve te Partise Socialiste apo Partise Demokratike perfundimi ka qene i njejte Asnje zgjidhje.
Pas perfundimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare selia roze kerkoi hetimin e zgjedhjeve permes fleteve te votimit. Per kete gje ajo ndermori edhe protesta qe kulmuan me greven e urise. Pas kesaj palet iu drejtuan Brukselit per te zgjidhur krizen.
Por as prania e nderkombetareve nuk zgjidhi problemet qe ekzistojne ne vendin tone. Ne kete pike ka qene kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe ai Demokrat Astrit Patozi qe kane nisur nje seri takimesh ne Kryesine e Kuvendit per te gjetur nje zgjidhje. Ndonese takimet zhvilloheshin palet mbeteshin tek i njejti problem.
Partia Demokratike kembengulte ne idene e zbatimit te nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor ku thuhet se fletet digjen dhe materialet dergohen ne arkiv ose ceshtja te shkoje ne Gjykaten e Kushtetuese dhe kjo e fundit te marre opinion ne Komisionin e Venecias.
Ne kohen kur po afronin zgjedhjet e fundit parlamentare Partia Socialiste leshoi ne drejtim te zgjidhjes se krizes duke pranuar qe ti kerkohet opinion Komisionit te Venecias per hetimin e fleteve. Por Partia Demokratike nuk pranoi qe kjo kerkese te behej nga Kuvendi por ta dergonte vete Partia Socialiste permes Gjykates Kushtetuese. Situata mbetej e njejte.
Me afrimin gjithnje e me shume te dates se zgjedhjeve dhe presionit te nderkombetareve per ti dhene fund krizes politike kryetari i Partise Socialiste Edi Rama paraqet nje tjeter oferte ne te cilen heq dore plotesisht nga fletet e votimit.
Kjo oferte eshte dorezuar te premten e kaluar ne protokollin e Kuvendit se bashku me firmat e deputeteve socialiste. Ne lidhje me kete oferte Partia Socialiste eshte ne pritje te nje pergjigje zyrtare per menyren e hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Ambasadori i ri i SHBA-ve paraqet letrat kredenciale tek Presidenti i Shqiperise
Arvizu SHBA-Shqiperi aleate
ne luften kunder terrorizmit
TIRAN - Pas mberritjes ne Tirane ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu paraqiti dje letrat kredenciale tek Presidenti i Republikes Bamir Topi. Ne takimin e zhvilluar ne presidence kreu i shtetit i uroi mireseardhjen ne Shqiperi Ambasadorit Arvizu dhe i shprehu atij mbeshtetjen e plote institucionale per permbushjen me sukses te detyres se tij diplomatike ne vendin tone.
Gjate ketij takimi Presidenti Topi ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah SHBA-ve ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote.
Ai vleresoi mbeshtetjen kontributin dhe rolin e jashtezakonshem te SHBA-ve si aktor i rendesishem ne thellimin e proceseve reformuese demokratike forcimin e institucioneve ne Shqiperi dhe permbushjen e standardeve ne funksion te integrimit euroatlantik te vendit.
Ne kete takim kreu i shtetit beri dhe nje panorame te zhvillimeve te fundit ne vend duke u perqendruar ne perpjekjet konkrete te shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise konsolidimin e institucioneve dhe shoqerise demokratike ne luften ndaj korrupsionit krimit te organizuar etj.
Nga ana e tij ambasadori Arvizu shprehu vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan - theksoi Arvizu. Me tej ai theksoi se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen edhe me tej.