PD-PS për hetimin e zgjedhjeve 12/21/2010 8:40:26 AM Demokratet deklarojnë se qën
Demokratet deklarojnë se qëndrimi ne seance plenare për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, nuk do te jete i ndryshëm nga ai qe mbajtën ne komisionin e ligjeve. Kjo do te thotë se ne mungese te një kompromisi te minutës se fundit, kërkesa e socialisteve për hetimin parlamentar do te rrezohet. Megjithatë, deputeti Fatos Beja i propozon opozitës një tjetër rruge institucionale, ankimimin ne Gjykate Kushtetuese. Por te majtët nuk kane ndërmend te ndryshojnë projektvendimin, te shume kontestuar nga mazhoranca. Demokrati Fatos Beja mendon se kompromiset ne tryeza politike, nuk kane vlere mbi parlamentarizmin. Por deputetja e PS Felaj shprehet se opozita është ne pritje te tërheqjes se shumicës. Duke komentuar zërat e aleateve te PS për bojkot te zgjedhjeve lokale, nëse nuk ka hetim te procesit elektoral te kaluar, zoti Beja thotë se ky është radikalizëm i dëmshëm për selinë roze.