E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS përplasje për nxënësit në mitingun e Belshit

 

Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se po detyron nxënësit e shkollave të dalin në miting elektoral edhe ditët e pushimit javor. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku, ishte dje në Belsh për të parë nga afër denoncimet që mbërritën mbrëmë nga qytetarë të Belshit dhe komunave Grekan, Marinë, Kosovë etj në selinë e PS për përdorjen e fëmijëve të tyre ditën e shtunë, për mitingun e Kryeministrit Sali Berisha. "Ky është një fenomen që po shndërrohet në një dukuri të pazakontë për të gjithë shkollat e vendit", tha Shamku. I menjëhershme ishte reagimi i selisë blu. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli tha dje se anëtarja e SHPK-së së ndërtimit të Edi Ramës, në fakt do të ishte më mirë të thonim e Studio Shkrelit, doli sërish e tmerruar nga mitingu i madh i Berishës në Dumre, në të cilin u inauguruan punimet në rrugën Belsh - Kuçovë, një investim prej 600 milionë lekësh dhe denoncoi, sipas saj, pjesëmarrjen e nxënësve, në ditë pushimi, në këtë takim", tha Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›