E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ballsh, letër Topit e OSBE

 

Asambleja e Partisë Socialiste e komunës Greshicë në Mallakastër i dërgon letër-protestë kreut të shtetit Bamir Topi, OSBE-ODIHR dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë. Kryetari i kësaj asambleje i drejtohet Presidentit dhe organizmave të huaja, ku i njeh me faktin se deri më sot në këtë komunë nuk janë hapur zyrat për aplikimin e shtetasve për kartat e identitetit. Kryetari Bibil Veliaj shkruan se ka bindjen e plotë që ky veprim bëhet në mënyrë të qëllimshme nga ana e qeverisë, në kushtet kur dihet që elektorati i kësaj njësie administrative ka votuar masivisht forcën e majtë. Denoncimi shkon më tej, duke u shprehur se veprimi bëhet në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. Ata kërcënojnë se nëse nuk nis aplikimi për karta brenda javës, banorët do bllokojnë rrugën nacionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›