E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Votoni për fatin tuaj

 

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi, ka qenë në fshatin Allkaj të Lushnjës. Gjatë takimit me banorët e këtij fshati, Ruçi u shpreh se Politika e re që ka ngritur dhe promovon Partia Socialiste do të bëjë të mundur ndryshimin e pritur prej 18 vitesh në këtë vend, pasi për herë të parë në 18 vjet një forcë opozitare punoi përreth dy vite në dialogim me njerëzit. "Ju në datën 28 qershor nuk do të dilni në votime për të siguruar një karrige, të kujtdo vajze apo djali që do të kandidojë nga çdo spektër politik. Por, ju do të dilni në votime, për t'i dhënë mandat politik një alternative, një force politike, një ekipi dhe një lidershipi, për të pasur në dorë fatin e vendit tuaj, atdheut, familjes tuaj", tha Ruçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›