E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Fundi i bojkotit, në dorën e Sali Berishës

TIRANE- Partia Socialiste deklarohet e vendosur për të përdorur mjetet demokratike për të mos lejuar , sipas saj degradimin e shtetit në shërbim të pushtetit. “Shqipëria është në krizë dhe kjo tashmë artikulohet, ashtu sikurse edhe në mjaft herë të tjera, edhe nga ndërkombëtarët. Nuk është bojkoti që krijon krizën por kriza sjell bojkotin. Bojkoti tashmë është në dorë të Sali Berishës. ” u shpreh Dade. Sipas deputetes socialiste nuk do të lejohet që institucionet e pavarura të kthehen, sikundër u shpreh ajo, në instrumente të kryeministrit. “Kërkesa jonë është e thjeshtë, shumicën në një komision parlamentar të pakushtëzuar në objektin e hetimit , që përfshin hetimin e kutive sëbashku me materialet zgjedhore për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit. Pa u garantuar e drejta e votës nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri. Për të risjellë demokracinë në ketë vend ne do të përdorim cdo rrugë demokratike pa lënë protestat dhe nuk do të pranojmë të bëhemi pjesë e dekorit në kutinë e mbyllur të parlamentit që komandohet nga Berisha dhe Topalli.” theksoi Dade nga selia rozë. Dade u shpreh se pa u garantuar e drejta e votës nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri , ndërsa siguroi se do të vijojnë protestat në mbrojtje të votave të hedhura nga Shqiptarët më 28 qershor. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›