E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, “beteja” transferohet sot dhe në Bruksel

BEUKSEL- Kriza politike në vend, si pasojë e së cilës erdhi dhe protesta e madhe e opozitës si dhe vendimi për të hyrë në grevë urie do të diskutohen sot dhe nesër në Bruksel.

Nje delegacion shqiptar është nisur për në kreyqytetin e Belgjikës për tu përballur me pyetjet e eurodeputetëve në ndërtesën “Alitero Spinelli” ku më 3 dhe 4 maj do të zhvillohet takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Jane 14 deputete nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në përbërje të delegacionit i cili do të japë llogari përpara përfaqësuesve te Parlamentit Europian për hapat që ka hedhur Shqiperia në kuadër të detyrimeve që lindin nga procesi i Stabilizim-Asociimit.
Në këtë sesion opozita do të përfaqësohet nga deputetët Taulant Balla dhe Arben Malaj të cilët dje ndërpritën grevën për tju bashkuar delegacionit shqiptar të Komitetit Ndërministror për Stabilizim- Asociimin BE-Shqipëri.

Të dyja palët kanë përgatitur lëvizjet që do të marrin në takimin e pasdites së 3 majit dhe në paraditen e 4 majit, kur do të bëhen edhe pyetjet nga eurodeputetët.

Deputeti i PS, Namik Dokle në një komunikim për Neës24 deklaroi dje se kjo situatë e rëndë e krijuar në vend do të pasqyrohet tërësisht në Komitetin Ndërparlamentar të Stabilizimi Asociimit.
“Takimi i grupit të deputetëve në Bruksel është pikërisht për të diskutuar krizën që sot ekziston në Shqipëri, kriza politike, kriza institucionale dhe kriza ekonomike. Do të njoftojmë dhe bashkëbiseduesit e tjerë në Bruksel që ne vijmë nga greva dhe sapo të kthehemi prap në Tirane do hyjmë në grevë” u shpreh Dokle.
Pak para nisjes deputeti Taulant Balla tha se do të paraqiste para eurodeputetëvë fakte sesi qeveria është e lidhur me afera korruptive.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e mazhorancës kanë përgatitur një material të gjatë mbi historikun dhe procesverbalet parlamentare mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.

Më 5 maj, Parlamenti Europian do të miratojë rezolutën për Shqipërinë, e cila pritet të vërë piketat dhe te kërkojë zgjidhje konkrete mbi krizën, natyrisht duke iu dhënë detyra përkatëse si mazhorancës ashtu dhe opozitës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›