Kapen 11 kg drogë, pranga shqiptarit
Policia kufitare greke bllokoi 11 kg mariuanë në doganën greke të Kakavijës, ndërsa burimet bëjnë të ditur së është vënë në pranga 45-vjeçari nga Shqipëria me inicialet R.G.
Operacioni u realizua me sukses falë bashkëpunimit të policisë kufitare greke dhe asaj shqiptare. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e shoferit, të maunes.
Ndërkohë që bëhet e ditur se policia nisi hetimet për zbulimin e prejardhjes së mariuanës, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur nga Lazarati dhe kishte si destinacion shtetin helen.