Topi: Tani, reformat të miratohen në kohë

Në një reagim të shkurtër nga zyra e shtypit e Presidencës, thuhet se dialogu i nisur përbën një sfidë për politikën shqiptare.
“Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thekson deklarata.
Më tej thuhet se “Presidenti i Republikës inkurajon forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë”. /S.Ll/Start/
2011-11-15 10:46