OBSH: Tirana, më e ndotura në Evropë
Organizata Botërore e Shëndetit vë alarmin për ndotjen e ajrit në Shqipëri. Sipas OBSH-së kualiteti i ajrit në Tiranë po shkon gjithnjë e më shumë drejt rënies, duke ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të qytetarëve dhe veçanërisht në rritjen e numrit të vdekjeve.
Sipas OBSH-së ajri në Tiranë është 3-5 herë më i ndotur në krahasim me normat e Bashkimit Evropian.
Nga të gjitha qytetet që ne kemi të dhëna, Tirana është ndër më të ndoturit në Evropë. Kjo ndotje po shkakton dëmtime të rënda të shëndetit të qytetarëve. Rreth 500 vdekje po shtohen në vit, dhe kjo zë afërsisht 13% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së.