Thaçi: Institucionet kosovare do të vendosin rendin në veri
Institucionet e Kosovës, në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, do të vendosin rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës, duke i hapur rrugën ndërtimit të jetës demokratike, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale në vend, kështu deklaroi kryeministrit i Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit. Në këtë drejtim, ai theksoi se qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë hapa progresivë në përmbushjen e axhendës evropiane, me theks të veçantë në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.