E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama dhe çakalli i tij Faqe Zi, trillojnë marrëveshje të paqena për paktin detar

18-08-2012 / Gazeta 55

Partia Demokratike deklaron se Kreu i PS dhe ai i Aleanca Kuq e Zi, si dy vëllezër siamezë apatridë, kanë nisur trillime duke cenuar hapur interesat kombëtare. Zëdhënësja e PD tha në një reagim për mediat se, “me shpifje Rama dhe Spahia duan të fshehin përgjegjësinë mbi bllokimin e statusit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”

Partia Demokratike reagoi dje duke përgënjeshtruar pretendimet e ngritura nga selia rozë dhe celulat pranë saj, lidhur me një “marrëveshje të fshehë” në përcaktimin e kufirit detar me Greqinë. Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi deklaroi se deklaratat e përçarta dhe trillimet për marrëveshje të paqena, vijnë nga tmerri dhe paniku për vendimin e mazhorancës për heqjen e imunitetit përmes votës së qytetarëve.
Selia e PD-së thekson se, “Rama dhe çakalli i tij Faqe Zi nuk kanë dhe nuk mund të kenë interesa kombëtare, por vetëm interesa personale ndër më të shpërfytyruarat. Pasi bllokoi më datën 6 gusht heqjen e imunitetit në Parlament dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Edi Rama është në tmerr dhe panik të madh për vendimin e mazhorancës për heqjen e imunitetit nëpërmjet thirrjes së referendumit popullor. Njësoj si i zhyturi që kërkon shpëtim duke u kapur qoftë edhe në fijen e barit, çdo ditë ai sajon dhe trillon kërcënime dhe zhurma rreth së drejtës kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të hequr me votën e tyre të lirë imunitetin e zyrtarëve të vendit. Një ditë ai kërcënon se do të reagojë me kundra referendume, ditën tjetër kushtëzon me vendosjen e kushtetutës së sundimit të pakicës. Dhe tani së fundmi së bashku me çakallin e tij Faqe Zi shpifin, trillojnë për marrëveshje sekrete, ujëra territoriale e të tjera. Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se Rama dhe çakalli i tij Faqe Zi nuk kanë dhe nuk mund të kenë interesa kombëtare, por vetëm interesa personale ndër më të shpërfytyruarat. Këta binjakë siamezë apatridë në korr të përbashkët kërcënuan shqiptarët se do të thërrisnin referendum për marrëveshjen e detit ndërkohë Kushtetuta e vendit nuk lejon kënd të thërrasë referendume për qëllime antikombëtare. Pasi morën faturën e përpjekjes së tyre dy ditët e fundit, Rama dhe ortaku i tij Faqe Zi shpifin, trillojnë për negociata sekrete të qeverisë me vendin fqinj për dhunim të Gjykatës Kushtetuese dhe trillime të tjera si këto”, u shpreh Bardhi.
Ajo theksoi se Partia Demokratike informon qytetarët se prapa këtyre shpifjeve të ulëta dhe banale të Edi Ramës dhe Spahisë së tij, qëndron vetëm përpjekja e dështuar për të mbuluar me mashtrime aktin e tij të papërgjegjshëm të bllokimit për të tretin vit me radhë të statusit kandidat për Shqipërinë.
“Partia Demokratike informon shqiptarët se asnjë trillim, as edhe një shpifje e çdo natyre qoftë e Edi Ramës nuk do të mund të pengojë thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit dhe hapjes së rrugës së statusit kandidat për Shqipërinë. Në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare për cilindo problem Partia Demokratike i përmbahet dhe do t’i përmbahet respektimit të plotë të Kushtetutës”, tha më tej ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›