PD Rama harroi premtimet

Partia Demokratike ka sulmuar sërish Edi Ramën. Në një deklaratë për mediat, Selia Blu thotë se Rama cdo ditë e më shumë po tregon se nuk ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha shqiptarëve më 23 qershor.
“Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se Edi Rama s’ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit. Mes shumë premtimeve prej të cilave ka hequr dorë është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin”, thuhet në deklaratë. Më tej demokratët i drejtuan një pyetje publike Edi Ramës. “A keni deklaruar ju zoti Rama për gazetat shqiptare të Athinës citoj: ‘Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të vecantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?! Më e pakta që mund të bëni sot zoti Rama është t’u kërkoni ndjesë emigrantëve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike që ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër”, thuhet në deklaratën e PD. / Top Channel