PD: Rama inkurajoi një qytetar, teksa deklaronte se do vriste Berishën
TIRANE- Partia Demokratike ka rëeaguar sot pas deklaratave të një qytetari se do të donte të vriste Berishën. Sipas PD-së, Rama në vend që të dënonte këtë deklaratë e ka inkurajuar qytetarin.
“Dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të Ramës deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë. Por Rama nuk e dënoi këtë veprim. Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thënë se do t’i duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit. A mos beson Edi Rama se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur? A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur? Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment mënjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij”, thuhet në deklaratën e PD.
Sipas PD, “Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet t’i vijë turp. Dhuna nuk ka vend në Demokraci”.
(m.a/BalkanWeb)