E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me tironsit: Nuk ju premtoj mrekulli, por do jem në krahun tuaj

TIRANË- ‘Tironsit për Rilindje’ ishte një aktivitet i Partisë Socialiste gjatë të cilit kreu i selisë rozë Edi Rama kërkoi nga kryeqytetasit të bëjnë zgjedhjen e duhur më 23 qershor.

Sipas tij, më 23 qershor nuk do zgjidhet mes dy palëve, por mes dy alternativave që sipas tij, njëra të con tek rrënimi dhe tjetra tek rilindja.

“ Kam shpresë që më 23 qershor që edhe tironsit të zgjedhin PS, nuk lidhet me zgjedhjen time dhe skuadrës së rilindjes. Ka momente në historinë e një vendi ku duhet të zgjedhësh jo mes palëve. Sot nuk janë zgjedhje mes dy palësh, as mes dy njerëzish, janë zgjedhje mes rrënimit të mëtejshëm për të gjithë dhe një rilindje të të gjithëve bashkë. Zgjedhje për të marrë një vendim se cfarë Shqipërie duam nesër”, tha Rama.

Duke folur për Shqipërinë e nesërme, Rama tha, “Duam një Shqipëri ku puna të mos jetë privilegj por shprehje e dinjitetit të gjithësecilit, një Shqipëri normale ku të mund të vadisim tokën tonë, të cojmë ujin për cdo familje, të mos kemi më nëna që e ngarkojnë ujin në krahë. Të prodhojmë ushqimin në një vend që zoti ia dha të gjitha”.

Kreu i PS-së nënvizoi më tej se alternative e tij nuk premton mrekulli, por premton të jetë përkrah njerëzve, premton që hallet e qytetarëve të jenë edhe të tijat.

“Ne nuk do të bëjmë as magji se s;kemi shkop magjik, nuk premtojmë mrekulli, por hallet e njerzve do jenë edhe tonat përpjekjet e njerëzve do jenë të miat e të skuadrës sime. Kam bindjen se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, ndërkohë që deri më sot i ka munguar gjithcka”, tha ai më tej.

Gjatë këtij aktiviteti foli edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila duke iu drejtuar tironësve u shpreh se më 23 qershor është “Koha të vendosim me votë të ardhmen e fëmijëve”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›