PD Rama ka lidhje te ngushta familjare me Barjaben
Partia Demokratike dënoi sërish mbrojtjen që lidershipi socialist po i bën aktit të kryer nga Kosta Barjaba. Sipas selisë blu, akti i Bjarabës ishte i turpshëm për Shqipërinë dhe pavarësisht kësaj Rama po e mbron atë.
“Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama vazhdon të mbrojë me vendosmëri aktin e ulët të hajdutit ordiner të Sekretarit për Çështjet Sociale të Partisë Socialiste Kosta Barjaba. Frika deri në palcë ndaj z.Barjaba, Sekretarit të Çështjeve Sociale të Partisë Socialiste, Dekanit “de facto”, Rektorit të Universitetit të Sekretarit për Çështjet financiare të Partisë Socialiste, mamuthit famoz të korrupsionit Anastas Angjeli, e detyroi dje z. Edi Rama të vazhdojë nga resorti ultraluksoz ku po dremit pushimet e fundvitit, të mbrojë Barjabën e tij”, tha zëdhënësja e PD-së, gjatë dejklaratës për shtyp.
Por në këtë linjë, PD saktësoi se “prapa mbrojtjes së Barjabës, nga Edi Rama fshihen lidhjet e tij te ngushta familjare me Barjabën dhe frika e tmerrshme nga deponimi i Barjabës para drejtësisë amerikane për këto lidhje si dhe për origjinën e vërtetë të pallateve dhe vilave të çiftit Rama dhe kupolës së Partisë Socialiste, kredive pa interes dhe jo në rrugë bankare nga xhymertët anonime te Lindita Bashës”.