E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama kundër rezolutës së KiE, lidh dialogun me protestën

TIRANë -Mazhoranca i është përgjigjur reagimeve më të fundit që vijnë nga kampi rozë. Sipas deputetit të PD-së, Ilir Rusmali kreu i PS Rama po shprehet hapur kundër rezolutës së KiE, duke binajkëzuar dialogun me protestën. Në daljen e tij të përditshme të ditëve të fundit, kryetari i Partisë Socialiste Rama është përpjekur të bëjë një lidhje, një binjakëzim midis nevojës për dialog politik dhe kërcënimit për protesta. Ky binjakëzim, kjo lidhje e dialogut me kërcënimin për protesta, është e papranueshme nga këndvështrimi i Rezolutës së Asamblesë KE. Dhe unë si kryetar i delegacionit të Parlamentit shqiptar në këtë Asamble, kam dalëpërpara jush të konfirmoj pikërisht këtë fakt, faktin që kryetari i Partisë Socialiste me një interpretim të mbrapshtë, me vullnet të sëmurë, po shtrembëron mesazhin që na vjen nga Asambleja Parlamentare e KE”  Rusmali deklaroi se PD është e gatshme të respektojë pikë për pikë rezolutën e KiE duke nënvizuar se Asambleja tregon që ndërmarja e bojkotit ka dëmtuar seriozisht funksionimindemokratik të intitucioneve shtetërore. “Asambleja i kërkon zotit Rama dhe Partisë Socialiste, i kërkon me forcë opozitës të rikthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në punime te veta. Asambleja Parlamentare e KE në Rezolutën e saj në asnjë rrethanë, në asnjë rresht në asnjë fjalë të sja nuk bën lidhje mes dialogut politik me kërcënimin për protesta” theksoi Rusmali. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›