E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Ndërtimi i Unazës së Madhe pas zgjedhjeve

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduar Shalsi i ftuar në Ora News ka deklaruar se ndërtimi i Unazës së Madhe do të bëhet pas 28-qershorit , sepse qeveria aktuale është bërë pengesë për këtë projekt."Do duhet të presim datën 28 qershor që të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës, pasi kjo qeveri duke mos realizuar shpronësimet po mban peng këtë projekt", u shpreh Shalsi. Sipas tij, sulmet ndaj Bashkisë kanë qenë intensive për 4-vjet rresht. "Por tashmë me afrimin e zgjedhjeve nuk ka vetëm sulm ndaj Bashkisë por një fushatë sajesash dhe gënjeshtrash", theksoi Shalsi. Ai sulmoi mazhorancën duke theksuar se po për 4-vjet nuk po realizon dot një plan urbanistik. Ai tha se plani rregullues i Bashkisë së Tiranës tashmë është gati. "Bashkia e Tiranës ka vite që punon për këtë plan dhe tashmë është gati",nwnvizoi ai. Sa i përket akuzave se bashkia nuk ka investuar në shkolla, Shalsi tha se nuk është Bashkia e Tiranës që ka penguar investimet në arsim, por qeveria aktuale. "Falë financimit të Këshillit të Bankës së Evropës është bërë e mundur ndërtimi i 7 shkollave dhe rikonstruksioni I 12 te tjerave. Kjo nismë do të vazhdonte, por është penguar nga qeveria", u shpreh Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›