E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama mashtroi

Tiranë -Partia Demokratike ka akuzuar bashkinë e Tiranës dhe kreun saj Edi Rama, për mashtrimin që ka bërë kjo bashki për sa i përket gjelbërimit në kryeqytetin shqiptar. “Në vitin 2005, në Strategjinë Lokale për një Mjedis të Shëndetshëm në Qytetin e Tiranës 2005-2008, Z. Rama u deklaroi qytetareve se sipërfaqja e gjelbër në Tirane është 4.5 m2/banorë dhe synohej të arrihej në 7 m2/banorë në fund të vitit 2008”-tha Gerti Bogdani, zëdhënësi i PD-së dhe njëkohësisht kryetari i minibashkisë numër 9 në Tiranë. Sipas deklaratës, Partia Demokratike përgëzon Z. Rama për vetëpërmbajtjen e treguar në mashtrim.

“Pra pretendohet që në 9 vjet, sipërfaqja e gjelbër në kryeqytet është rritur me 110 ha, sipërfaqe kjo e barazvlefshme me 36 herë Parkun Rinia (me sipërfaqe prej 3 ha). Pra qytetare te Tiranes, sot ju mesoni qe keni ne Tirane edhe 36 Parqe Rinia”-vijoi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›