‘Zbrazet’ partia e Metës
Tiranë -Këtë të diel, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë ikur edhe 50 anëtarë të tjerë. Këto anëtarë, ishin në njësinë bashkiake numër 4 në Tiranë, ku kanë dorëzuar teserat e partisë, për të marrë një tjetër kartonë anëtarësie, atë të partisë mëmë, nga ku u shkëput Meta para disa vitesh.
Anëtarët janë shprehur kundër pajtimit të tyre me politika që po ndjek LSI-ja, ndërsa bashkojnë votën me Partinë Socialiste për të larguar nga pushteti Sali Berishën. Ish-anëtari i LSI-së Gjovalin Arapi, u shpreh se “ne vendosëm që të 50 anëtarët dhe mbështetësit tanë të largohemi nga kjo forcë, e cila i jep frymë Berishës”