E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameroon ne mbrojtje te Miller

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun ka deklaruar se mbështet plotësisht ministreb e kulturës Maria Miler pasi kjo e fundit u përfshi në hetime për abuzime me fondet e kësaj ministrie. Kamerun është shprehur se Miller po bën një punë të jashtëzakonshme si ministre kulture. Në Bruksel ku ndodhej për të marrë pjese në samitin e këshillit europian ai është shprehur se Miller do të mund të shpjegonte të gjitha shpenzimet e bëra dhe në fund e vërteta do të tregonte se ajo ka bërë si duhet punën e saj. Komisioni parlamentar në Britaninë e Madhe ka nisur hetimet për shkak të një banese që ministrja e kulturës ka blerë së fundi dhe që tejkalojnë të ardhurat e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›