E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq mberthen Europen dhe Boten

Temperatura nën zero në Rumani
Rumania po përjeton një dimër të egër, me temperatura nën zero që kanë bllokuar trafikun për shkak të ngricave si dhe kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Qendra kombëtare metereologjike ka bërë të ditur se stuhia e dëborës ka bërë që në shumë zona bora të arrijë një trashësi deri në 40 centimetra. Zonat veriore, perëndimore dhe ajo malore janë më të goditurat. Në kryeqytetin Bukuresht temperatura ka shënuar minus 15 gradë celsius. Shumë hekurudha dhe autostrada kryesore janë mbyllur, pasi ëshët e pamundur që të pastrohen nga dëbora që vazhdon të bjerë me dendësi. I ftohti dhe dëbora gjithashtu ka penguar shumë votues që të marrin pjesë në zgjedhje parlamentare. Sezoni i dëborës në Rumani zgjat nga muaji dhjetor deri në gjysmën e parë të muajit mars.

Serbia nën “mëshirën” e borës
Reshjet e dendura të dëborës në Serbi kanë paralizuar vendin prej disa ditësh. Rrugët janë bllokuar dhe trafiku ka qenë shumë i rënduar. Rrugët në Beograd prej ditësh kanë të papërdorshme pavarësisht përpjekjeve për t’i pastruar. Por në rajone si Vojvodina, këto operacione pastrimi kanë qenë të pamundura. Nëpunësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të ditur se marrin deri në 8 mijë telefonata në ditë. Stuhitë e dëborës kanë shkaktuar probleme dhe në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Me dhjetëra shkolla janë mbyllur. Departamenti metereologjik ka njoftuar se temperatura minimale e regjistruar ka arritur deri në minus 20 gradë celsius.

Republika e Koresë përfshihet nga i ftohti siberian
Edhe republika popullore demokratike e Koresë është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe i ftohti siberian. Në këtë vend problemi më i madh është trashësia e dëborës e cila e ndihmuar dhe nga temperaturat minimale, që pamundësojnë lëvizjen e automjeteve. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët e zonave më të goditura që të kufizojnë lëvizjet. Temperaturat minimale shkojnë deri në minus 27 gradë celsius, ndërsa ajo më e larta është vetëm minus shtatë gradë celsius. Deri në fundjavë nuk pritet ndonjë ndryshim temperaturash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›