Afrike e Jugut statuja e Mandeles
Presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma ka përuruar një statujë të re të ish presidentit të vendit Nelson Mandela i cili prej më se një jave ndodhet në spital si pasojë e një infeksioni në mushkëri. Statuja prej bronxi prej tetë metrash është vendosur në një rezervë natyrore në qytetin e Blomfontein. Zuma u shpreh se Mandela po e merr veten shumë mirë pas sëmundjes dhe se i uron një shërim të shpejtë. Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së jugut i cili erdhi në pushtet në një proces zgjedhor që u konsiderua si historik në vitin 1994, mbetet ende një hero për popullsinë prej 52 milion banorësh.