E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi vullkani jep spektakel

Një vullkan në lindje të Rusisë ka tërhequr vëmendjen e qindra turistëve. Ploski Tolbakik, i cili ka qenë në qetësi prej 40 vjetësh, kohët e fundit ka nisur të jetë aktiv, duke krijuar re të mëdha tymi deri në tre kilometra dhe duke derdhur llavë të nxehtë. Vullkani e ka nxjerrë llavën e tij në mënyrë shumë të cuditshme, pasi derdhja po ndodh nga anët e tij dhe jo nga gryka e vullkanit. Për shkak të kësaj një pyll në afërsi të vullkanit ka marrë flakë. Por sipas autoriteteve ruse nuk janë raportuar dëme të mëtejshme materiale. Por ajo që mund të quhet një fatkeqësi natyrore në këtë rast, është kthyer në një objekt shumë aktraktiv për turistët. Shumë prej tyre kanë nxituar të bëjnë fotografi dhe të filmojnë. Ata nuk janë shprehur të penduar pavarësisht sasisë së madhe të tymit që kanë thithur duke qëndruar aq pranë. Rruga deri në afërsi të vullkanit kushton 650 dollarë personi ndërsa për turistët nga Moska që guxojnë të afrohen edhe më shumë një biletë udhëtimi është një mijë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›