E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, zjarri i aktivizuar, rrezikohet miniera e Munellës e kampi kanadez

PUKË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivet pyjore të Munellës në Pukë, pasditen e sotme.

Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se zjarri ka nisur që tre ditë më parë në pyjet e Munellës, ndërkohë që flakët po i afrohen gjithmonë e më shumë edhe për shkak të erës minierës së Munellës, e cila është marrë në mbrojtje nga forcat zjarrfikëse.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse po tentojnë të mbrojnë edhe kampin Kanadez, i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Terreni i vështirë pengon automjetet zjarrfikëse që të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që efektivet zjarrfikës po bëjnë përpjekje për lokalizimin dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Zjarëfikësit kanë krijuar ‘diga’, për t bërë të penguar përhapjen edhe më tej të flakëve të zjarrit, ndërkohë që mësohet se janë digur 10 hektarë pisha në Munellë.

Shuarja e flakëve po vështiresohet edhe si pasoje e erës së fortë që favorizon përhapjen e vatrës së zjarrit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, zjarri i fuqishëm djeg ullinjtë shekullorë Shkodër, zjarri në Tarabosh, arresohet autori

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›