Fazllic peshtjellon politiken

“Çfarë aktiviteti kanë kryer në Shqipëri 5 kompanitë e denoncuara publikisht në media me emër e mbiemër, me data, akte themelimi e adresa të sakta, tre prej të cilave kanë për administrator Erion Isufin, kunat i ministrit pa imunitet Lulzim Basha?Sa tatime i kanë paguar shtetit shqiptar në 4 vjet këto 5 kompani?Kur janë shitur dhe sa është vlera e tatimeve të paguara për shitjen?Kush i ka kryer procedurat ligjore?”, tha Ruci.
Kryetari Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta duke denuar sulmet sipas tij te paprincipta te kryeministrit ndaj opozites.
Kerkoi qe ai te publikoje te gjithe dosjet qe ka per deputete te opozites ose te lere menjane retoriken politike.
“Si mund te luftohet krimi dhe korrupsioni nga nje kryeminister I tille ne rast se ai vete ruan dhe fsheh krime te politikaneve te tjere qofshin keta edhe te opozites”, u shpreh Meta.
I njohur per qendrimet e tij te forta lideri socialdemokrat, Skender Gjinushi ishte me radikali ne deklaraten e tij duke kerkuar qe kryeministri Berisha dhe Damir Fazllic t’i drejtohen Gjykates se Hages dhe jo kuvendit te Shqiperise.
“Berisha mund te shkoje me Fazllic ne Hage. Ai qe trumbetonte ne 2005 clirimin e vendit nga klani i Zemunit eshte nje fushate e gjithandshme per te kontrolluar shtetin, u shpreh Gjinushi.