E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe-Kruje, aksident ne fabriken e cimentos

Mesditen e sotme ka ndodhur nje aksident ne ambientet e brendshme te fabrikes se cimentos ne Fushe-Kruje.

Per pasoje dy punetore 38 dhe 36 vjec jane plagosur rende dhe tashme ndodhet ne Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ka ndodhur ne nje nga magazinat e medha te fabrikes kur dy punetoret ishin duke ngarkuar thaset me cimento.

Mbi kokat e tyre ka rene nje pllake e madhe betoni e pjeses se tavanit. Policia e cila ndodhet ne vendngjarje po heton ne lidhje me ngjarjen dhe deri tani flitet per mosrespektim te rregullave te sigurimit teknik ne pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›