E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes statuset në rrjetet sociale, dënoheni për shpifje

Një masë e re do të dalë në dritë, kjo ndaj të gjithë atyre personave të cilët shpifin në rrjetet sociale. Ndërkaq, një ditë më parë Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore diskutuan për ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Civil.

Kanë qënë deputetët, të cilët pas një sërë debatesh kanë arritur me marrëveshje të zgjerojnë gamën e rasteve, kur një viktimë e këtyre veprave, mund të dëmshpërblehet në para për to.

Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet, përfshi këtu rrjetet sociale si Facebook, Twitter, You-tube etj.

Kjo masë parashikohet në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati i parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillestar, thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës dh të nenin 115.

Jo vetëm kaq, por më tej janë dhe rastet në të cilat kërkohet dëmshpërblim. Në këtë rast, deputetët propozuan që përmbajtja e nenit 625, të ndryshohet në: personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet veçanërisht në rastet kur ai ka përsuar një dëmtim të shëndetit, të integritetit fizik ose psikik të tij, kur është cënuar nderi, personaliteti apo reputacioni i tij, si dhe kur cënohet kujtimi i një të vdekuri.

Duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›