Stefanoviç: Serbia, përpjekje për statusin
Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviç, dhe një herë e ka bërë të qartë se Serbia do të bëjë çmos të marrë statusin e kandidatit, ndërsa nuk do shkelë Kushtetutën dhe as Rezolutën 12 44.
Do të bëjmë çdo gjë që është e mundshme që të marrim statusin, por para kësaj do të kemi parasysh edhe interesat kombëtare, Kushtetutën dhe Rezolutën 1244, të cilat nuk do ti shkelim.
Ai tha se është në dijeni të vizitës që po mban Kuper në Prishtinë, ndërsa paralajmëroi konsultime me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.