E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, anija në flakë, tre të zhdukur

 Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth 6 milje larg Porto Romanos, nga ku ishte shkarkuar anija cisternë me naftë. Anija e quajtur “Edirne”, është përfshirë nga flakët e zjarri dhe 30 minuta më vonë u fundos.

Mësohet se anija është shkarkuar para tre ditësh, ndërsa sot po nisej drejt Italisë.  Skafet e policisë kufitare dhe anijet e marinës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë mundur të evakuojnë 11 nga 15 anëtarët e tjerë të saj, ndërkohë që raportohet se po kërkohen 3 të tjerë.

                                                                                             2012-01-15 14:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›