E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama si etërit fjalor kazani

PD-ja thekson se edhe më këtë letër, Rama shpalos fjalorin dhe mentalitetin identik me të etërve të tij.

“Në një letër tjetër të hapur, z. Edi Rama, shpalos fjalorin dhe mentalitetin e tij identik me të etërve të tij, duke faktuar se as disfata e radhës në zgjedhjet lokale të 8 majit në tërësi, as disfata personale e katërfishtë e z. Rama në Tiranë në këto zgjedhje, nuk kanë bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën”, theksoi zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj.

Sipas saj “në pamfletin e tij bajat, të mbushur me vrer dhe fjalë kazani, ndaj kundërshtarit të tij, z. Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interes të jetës së grupit të minatorëve në grevë, duke dëshmuar se ai ka përçmim për qytetarët e këtij vendi”. Më tej, ajo thotë se Rama për hir të karriges së tij nuk mund të manipulojë vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve.

“Ai njëlloj si ata që për llogari të Z. Rama dhe karriges së tij, manipulojnë çdo ditë me vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve, aludon dhe shpreson se do të mundë të përjetojë gëzimin e lajmit të fatkeqësisë së minatorëve dha ta shpallë atë si fitore të madhe të tijën e të Partisë Socialiste”, vijon reagimi. Në fund, PD-ja i kujton kreut socialist se fjalori i tij i huaj për moralin e qytetarit, mori përgjigje më 8 maj. /Start/

                                                                                             2011-08-21 18:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›