E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet një shtetas për zjarrvënie

Në pranga ra Lonard Ahmeti, i cili i ka vënë zjarrin një sipërfaqe kullote në pronësi të tij, në vendin e quajtur Heremec, në afërsi të fshatit Mashkullorë, me qëllim rigjenerimin e kullotës.

Nga era e fortë zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote, duke djegur dhjetëra hektarë kullotë si dhe pemë frutore. Po sipas policisë, zjarri rrezikoi edhe disa shtëpi në hyrje të fshatit Mashkullorë. Ndërkohë, burimet bënë të ditur se pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve, është bërë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit. /Start/

                                                                                             2011-08-22 11:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›