E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat e Komunës Shalë do të numërohen në KQZ

 Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, u shpreh kundër kësaj procedure, pasi sipas saj, votat nuk duhet të numërohen në Komisionin Qendror, por në KZAZ-në 42 në Shkodër.

Ndërkohë,  anëtarët e mazhorancës në KQZ votuan pro numërimit të votave në ambientet e këtij institucioni.   Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, theksoi se kutitë e votimit të komunës Shalë së bashku me bazën materiale të KZAZ nr. 42 të qarkut Shkodër t'u dorëzohen punonjësve të Komisionit Qendror.

Kutitë e votimit përveçse inspektorëve të KQZ-së, do të shoqërohen drejt Tiranës dhe nga forcat e rendit. Me mbylljen e zgjedhjeve për këtë komunë, KQZ-ja përmbyll përfundimisht procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 8 majit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-22 11:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›