PD: Rama sulmon për të maskuar humbjen
Partia Demokratike i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Blendi Klosit në lidhje me ndërtimin e TEC-it me qymyr në Porto Romano duke theksuar se akuzat , që PD janë të dala nga hici, nuk do pengojnë industrializmin e vendit.
TIRANE- Dy selitë kryesore politike në vend kanë vazhduar përgjatë gjithe ditës së sotme replikat në distancë lidhur me ndërtimin e TEC-it me qymyr në Porto Romano. Partia Demokratike i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Blendi Klosit se akuzat që PD i cilëson si të dala nga hici nuk do pengojnë industrializmin e vendit.
Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli tha gjatë një konference për shtyp se "Rama për të maskuar humbjen e zgjedhjeve, u deklaroi nëpërmjet zëdhënësave të tij shqiptarëve se TEC-et me qymyr janë të ndaluar në Europë , ndërkohë që në Gjermani janë në ndërtim 3 të tilla , në Itali 2 dhe në ndërtim në vende të tjera të Europës ".
Në lidhje me sulmet e Ramës për familjen kryeministrore, Mëhilli shtoi se “ këto sulme të përditshme tregojnë vetëm moralin familjar të Ramës” duke shtuar se “ ne nuk kemi ndërmend t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë , pasi ai e mori përgjigjen më 28 qershor”.
(e.n/BalkanWeb)