3 vatra zjarri në Elbasan, vetëm dëme materiale
Tre vatra zjarri janë konstatuar brenda një ore në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Në një njërën prej vatrave po punohet ende për shuarjen e flakëve.
ELBASAN- Tre vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, përgjatë një harku kohor prej një ore.
Rasti i parë i zjarrit u konstatua në Ish-Kombinatin Metalurgjik prapa uzinës së çelikut. Zjarri ra shumë pranë tubave të solarit, por ndërhyrja e zjarrfikseve ka qenë e menjëhershme, duke shuar në kohë flakët. Zjarri i rënë shkaktoi vetëm dëme materiale.
Rasti i dytë i zjarrit u konstatua në një banesë në lagjen “5 Maji” , ku paraprakisht mendohet se shkak i tij ka qenë një shkëndijë elektrike. Flakët kanë djegur plotësisht një dhome, ndërkohë që forcat zjarrfikëse që mbërritën menjëherë në vendngjarje kanë mundur të shuajnë flakët që rrezikonin dhe banesat aty pranë.
Rasti i tretë u konstatua në lagjen “NSHU” në periferi të qytetit, në një pikë grumbullimi mbetjesh për skrap, shumë pranë zonës së banuar. Zjarrfikësja që ndodhet ende në vendin e ngjarjes, po punon për shuarjen e flakëve që favorizohen edhe nga era.
Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët pasi në mbeturinat e skrapit ndodheshin shumë bombula gazi të cilat kanë shpërthyer. Situata po shkon drejt normalizimit, pasi në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe dy makina të tjera zjarrfikëse dhe shumë forca të këtij reparti. (a.r/ata/balkanweb)