KQZ-ja, shpërndan mandatet për qarkun e Lezhës
KQZ-ja ka shpërndarë 7 mandatet për deputet në qarkun e Lezhës. Ku 4 janë fituar nga koalicionin "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e sotme shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Lezhës.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së Leonard Olli, vendimi i miratuar përcakton ndarjen e 7 mandateve për Qarkun Lezhë: 4 për koalicionin "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste.
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista e PD-së për qarkun Lezhë:
Edi Palokën,
Mark Markun,
Paulina Hotin
Gjok Vuksanaj.
Ndërkohë kandidatët fitues nga lista e PS-së për këtë qark janë:
Gjok Jaku,
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga.
Lezha është qarku i shtatë ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës dhe Elbasanit. Me 7 deputetët e rinj të mandatuar sot nga KQZ shkon në 60 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni zgjedhor. (a.r/ata/balkanweb)