E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk do lejojmë ndërtimin e TEC-it në Porto Romano

“PS nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-it në Porto Romano” kështu deklaroi sot deputeti Blendi Klosi gjatë një konference për shtyp. PS akuzon kryeministrin se po rrezikon helmimin e fëmijëve demokratë e socialistë në Porto Romano.REAGON PD 

TIRANË- Deputeti socialist, Blendi Klosi deklaroi gjatë një konference për shtyp se “Partia Socialiste nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-it në Porto Romano”.
'Në rrugën e turpshme të abuzimit me pronat e fshatarëve të zonës së Porto Romanos dhe me pasuritë tona të përbashkëta, për qëllime të mirëfillta përfitimi familjar e klanor, Sali Berisha përsëri sot u ritha durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend europian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët si të demokratëve dhe socialistëve durrsak dhe bie ndesh me të gjitha standardet europiane. Si deputet i qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto Romano” theksoi Klosi.

Një javë më parë, në mbledhjen e radhës, KRRTRSH-së miratoi masterplanin për zhvillimin e zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, në Durrës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›