Tiranë, tenton të vetëvritet 30- vjeçari

Ai kërcënoi publikisht se do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 4 i banesës. Elton Elezi, banuesi i një lagje në Kombinat pas një konflikti me prindërit e tij ka dalë me thikë në dorë në ballkonin e shtëpisë së tij duke kërcënuar se do të hidhej.
Njgjarja ka ndodhur rreth orës 22: 00 dhe kanë qënë banorët zonës ata që kanë lajmëruar policinë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje duke tentuar të negociojë me Elezin për të mos kryer vetërvrasje. Më pas ka qënë RENEA ajo që për më shumë se 40 minuta i është dashur të qetësojë 30 vjeçarin për ta rikthyer atë në shtëpi.
Policia bënë të ditur se arsyerja e këtij konflikti ka qënë gjendja e dehur e 30-vjeçarit i cili ka ushturar dhunë ndaj 2 prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar për vetëvrasje. Pas është qetësuar, Elezi është marrë në pyetje nga policia në prezencën e një psikologu në komsaratin numër 6 në Tiranë.