E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, digjet kioska para fakultetit Filologjik

Digjet kioska që shiste përpara fakultetit Filologjik.Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 24:00 dhe ka shkaktuar mjaft kaos tek banorët përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikëset të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz por vetëm dëme materiale . Menjëherë pas shuarjes së zjarrit policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Aktualisht ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar për shkak të pakujdesisë apo nëse ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme.

Kohët e fundit janë konstatuar një sërë zjarresh në të gjithë vendin ku pjesën më të madhe e zënë ato në pyje por nuk mbeten pas edhe rastet e djegies së bizneseve apo e subjekteve të ndryshme. Gjithsesi ajo që konstatohet deri në këto momente është fakti se nuk ka pasur asnjë viktimë por vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›