PD: Ramen e mbeshteti Ramiz Alia Rozeta Rapushi
Maxhoranca akuzoi dje kreun e opozites, Edi Rama, se mashtron, kur thote se Strasburgu ka vene ultimatum per qeverine. Nderkohe qe e pergezoi ate, se vetem ish diktatori Ramiz Alia, e mbeshteti ne greven e urise te zhvilluar per 19 dite rresht ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit". Deputeti demokrat, Aldo Bumci, u shpreh dje se qe pas darkes se zhvilluar ne Strasburg ne 20 maj, Edi Rama dhe kasnecet e tij, mashtrojne cdo dite se ne kete darke, eshte leshuar ultimatum ndaj maxhorances. "Kete trillim e perseriti prape Rama ne konferencen e tij te shtypit kur deklaroi se: Afati dyjavor ka padyshim nje permbajtje ultimative te cilen Berisha, njesoj si une, nuk ka asnje arsye as ta dyshoje dhe as ta mohoje perderisa na eshte thene fare shkoqur nga miqte dhe partneret e Shqiperise. Une jam ketu per te denoncuar kete mashtrim te paskrupullt te Rames, genjeshter qe ka ne themel psikologjine dhe botekuptimin e bllokmeneve te rinj", akuzoi Bumci. Sipas tij, Rama duhet ta dije mire, qe "institucionet demokratike nuk japin kurre ultimatume ndaj nje maxhorance demokratike dhe nje vendi te lire. Kjo sipas demokratit, sepse ultimatumet dhe dialogu perjashtojne njeri tjetrin. "Ultimatumet japin njerez si Bin Ladeni. Ultimatume maxhorancave demokratike te vendeve te tjera mund t'i japin njerez si Bin Ladeni apo politikane me mentalitet totalitare", krahasoi deputeti Bumci. Ai beri te qarte se ndaj kesaj maxhorance nuk ka pasur asnje ultimatum nga asnje institucion apo vend i lire ne Evrope dhe ne bote. "Eshte e vertete se gjate nje viti, Rama dhe bllokmenet e rinj, i kane lejuar vetes t'i adresojne nje seri ultimatumesh maxhorances aktuale, por te gjitha ato i mori "Lana", kurse autoreve te tyre, ju mbeti ajo qe meritojne", vijoi akuzat Bumci. Ai theksoi se ne te njejten menyre, nga kampusi 19 ditor i ngritur ne Bulevardin kryesor te Tiranes, Rama, bllokmenet e rinj si dhe kasnecet e tyre te pavlere adresuan nje seri pafund ultimatumesh ndaj maxhorances qeverisese por dhe ato paten fatin e te parave. "Kjo, sepse e ashtuquajtura greve e urise se bllokmeneve te rinj, u injorua teresisht nga mbare shqiptaret dhe bota. Ate e mbeshteti vetem diktatori i fundit shqiptar Ramiz Alia dhe une sot duhet ta pergezoj Ramem per mbeshtetjen qe mori", ironizoi deputeti demokrat. Qendrimi i Bumcit, erdhi pas deklaratave te bera nga kreu socialist Rama, dite me pare, se ka nje ultimatum, afat kohor nga nderkombetaret prej dy javes, per zgjidhjen e ngercit politik.