PD: Skafet, opozita kerkon rikthim vizash
Partia Demokratike ka reaguar serish dje lidhur me deklaratat e bera nga selia roze, e cila kerkon shfuqizimin e ligjit e moratoriumit te skafeve. Gjate nje deklarate per shtyp zedhenesja e PD-se Silvi Bardhi eshte shprehur se, "perseri Edi Rama nepermjet zedhenesit te tij okazional te radhes iu rikthye temes se tij shume te preferuar dhe tejet fitimprurese te skafeve, skafo-turizmit dhe skafo-republikes". Nje dite me pare te zgjedhurit vendore te PS-se ne zonat bregdetare i ben thirrje deputeteve te miratojne shfuqizimin e moratoriumit te skafeve, qe sipas tyre po pengon seriozisht turizmin dhe ekonomine e qyteteve turistike. Per PD-ne eshte i pabaze pretendimi i Rames se ndalimi i skafeve ka demtuar turizmin dhe ekonomine e qyteteve bregdetare dhe vetem sa nuk u tha direkt se qeveria me moratoriumin e skafeve po i demton keto bashki socialiste me qellim. Selia Blu ka deklaruar se PS-se i intereson heqja e ketij moratorium,sepse gjate kohes qe ai nuk ishte ne Shqiperi skafet si flotilje e krimit te organizuar dhe trafiqeve i kane sherbyer vetem pasurimit te grupeve kriminale dhe mbrojtesve te tyre, pushtetareve qe i mbeshtesin dhe jo qytetareve. Zedhenesja e PD-se u shpreh se pretendimi se ndalimi i skafeve ka demtuar turizmin ne qytetet e qeverisura nga socialistet eshte sa absurd aq edhe qesharak. Sipas selise blu. "e verteta eshte se pas ndalimit te skafeve numri i turisteve ne keto qytete Jo vetem qe nuk eshte ulur po eshte rritur me rreth 15 here dhe ne shkalle vendi ky numer eshte rritur me 13 here dhe konkretisht Shqiperia priti vitin e kaluar mbi 4 milione turiste e vizitore kundrejt vetem 300 mije qe ajo priti ne vitin 2004". PD e ka vleresuar si mjaft te rendesishem moratoriumin e skafeve si nje nga mjetet qe ka parandaluar trafiqet ndaj vendeve fqinje. "Moratoriumi i skafeve beri te mundur avokatin e shkelqyer nga fqinjet tane, madje garancine e tyre per heqjen e vizave dhe levizjen e lire ne mbare Evropen per qytetaret shqiptare. Sigurisht qe per disa pushtetare qe vete levizin me pasaporta diplomatike, levizja e lire e qytetareve nuk ka rendesi madje mire eshte qe ajo mundesisht te anulohet, sepse perben nje sukses te qeverise se kesaj mazhorance" thuhet ne deklaraten e PD-se. Gjithashtu Partia Demokratike denoncon dhe hedh kategorisht poshte kete qendrim te z.Rama dhe krereve te tjere te Partise Socialiste me te cilin per interesa te pasurimit te pushtetareve te saj me parate e pista te trafiqeve kriminale, kerkojne te anulojne levizjen e lire e te rikthejne vizat per qytetaret e thjeshte shqiptare, te rikthejne serish Otranton ne varrezen e zeze te te rinjve shqiptare. Shqiperia dhe qytetaret, shprehet ne deklaraten e saj PD-ja, kane nevoje per reforma qe i afrojne me Bashkimin Europian dhe jo trafiqe dhe skafe qe i largojne nga Europa.
Vendoret e PS: Te shfuqizohet moratoriumi i skafeve
Drejtuesit vendore te opozites kane kembengulur per shfuqizimin e moratoriumit te skafeve. Kryetaret e Bashkive dhe komunave te vijes bregdetare, perfaqesues te PS, i jane drejtuar deputeteve te Kuvendit te Shqiperise me nje leter te perbashket. Ata kerkojne qe deputetet e Kuvendit te miratojne heqjen e moratoriumit te skafeve, te cilin e konsiderojne nje pengese serioze per turizmin dhe ekonomine e qyteteve dhe komunave qe ata drejtojne. Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako tha se shfrytezimi i detit nga banoret e zonave nuk eshte thjesht nje mundesi me shume por nje burim jetik e strategjik i ekonomise se tyre.