E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Tema dhe News24 po mashtrojnë publikisht

Sot gazeta TEMA dhe  News 24 kanë publikuar një lajm në të cilin  pretendohet që një person në Korçë ka marrë një çertifikatë fallco në zyrat e PD për tu pajisur me pas me letër njoftimet e reja. Lidhur me këtë ngjarje , policia përmes një deklarate për Median dhe ODIHR sqaron se policia ndaloi shtetasin Edmond Frashëri I cili deklaroi se këtë certifikatë ia ka dhënë punonjësja e zyrës së Gjendjes civile në Bashkinë e Korcës (PS), Violeta Qirinxhi për të cilën është bërë kallëzim penal në prokurorinë Korcë.

Dje Kastriot Islami deklaroi se në listat e zgjedhësve ekziston shtetësja Shqype Hasibra, e cila sipas Islamit është 159 vjec. Sipas deklarates së bërë dje nga zëdhënësi i Ministrise së Brendshme përsa kohë një shtetas nuk është  deklaruar i vdekur nga familjarët e tij, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet të fshihet nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve.

Gjithsesi Ministria e Brendshme verifikoi rastin dhe rezultoi se kjo shtetase është gjallë, 60 vjece dhe jeton në fshatin Shkallnur komuna Rrashbull / Durrës.

Partia Demokratike eshte e hapur dhe mbeshtet cdo deklarate e cila ndihmon ne permiresimin dhe mbarevajtjen e procesit te zgjedhesve, por nuk mund te pranoje qe opinioni publik te manipulohet dhe te mashtrohet nga deklarata te tilla te pabaza   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›